Suport

Përgjigjet e pyetjeve më të shpeshta

Ndihmë & Udhëzime
Kërko në forum:
Përgjigju
Community Manager
Postime: 185
Regjistruar: ‎02-08-2013

Regjistrimi

[ Ndryshuar ]
Mesazhi 1 nga 5 (7.387 Shikime)
Community Manager
Postime: 185
Regjistruar: ‎02-08-2013

1 - Pse duhet të regjistrohem?

[ Ndryshuar ]

Regjistrimi ju lejon të merrni pjesë plotësisht në Forum. Pasi të regjistroheni ju mund të:

 

  • Postoni mesazhe të reja dhe t'i përgjigjeni postimeve të anëtarëve të tjerë
  • Të merrni email kur dikush i përgjigjet një postimi ose teme të caktuar
  • Të shkëmbeni mesazhe private me anëtarët e tjerë
  • Të personalizoni përvojën tuaj në komunitet me qindra cilësime të vërteta personalizimi
  • Të postoni ide, të votoni idetë që ju pëlqejnë më shumë dhe të postoni komente.
Mesazhi 2 nga 5 (7.386 Shikime)
Community Manager
Postime: 185
Regjistruar: ‎02-08-2013

2 - Çfarë mund të bëj nëse nuk regjistrohem?

[ Ndryshuar ]

Edhe nëse nuk regjistroheni, përsëri mund të shfletoni, të kërkoni informacione dhe të lexoni postime. Nuk mund të postoni, të jepni pëlqime, të votoni idetë, të bashkëveproni me anëtarët e tjerë të Forumit, ose të ndryshoni profilin tuaj nëse nuk jeni i regjistruar në Forum.

Mesazhi 3 nga 5 (7.384 Shikime)
Community Manager
Postime: 185
Regjistruar: ‎02-08-2013

3 - Si të hyj?

[ Ndryshuar ]

Pasi të jeni regjistruar dhe të keni konfirmuar regjistrimin tuaj, mund të hyni në Forum dhe të filloni të merrni pjesë!


Për të hyrë:

  1. Klikoni lidhjen Hyr në krye të çdo faqeje.
  2. Formoni emrin tuaj të Hyrjes dhe Fjalëkalimin.
    Këshillë: Nëse jeni i vetmi që e përdorni kompjuterin nga i cili jeni duke hyrë, klikoni Më mbaj mend në këtë kompjuter për të hyrë automatikisht herën tjetër që vizitoni.
  3. Klikoni Hyr.

 

Harruat emrin tuaj të hyrjes ose fjalëkalimin? Klikoni Keni nevojë për ndihmë me emrin ose fjalëkalimin tuaj? dhe ne do t'ua dërgojmë ato me email.

Mesazhi 4 nga 5 (7.379 Shikime)
Highlighted
Community Manager
Postime: 185
Regjistruar: ‎02-08-2013

4 - Si të marr ndihmë për fjalëkalimin tim?

[ Ndryshuar ]

Mos u shqetësoni nëse e keni harruar fjalëkalimin! Nëse keni një adresë email-i të regjistruar, ne mund t'ju dërgojmë emrin e hyrjes dhe fjalëkalimin tuaj.


Për të marrë ndihmë për fjalëkalimin tuaj:

 

  1. Klikoni Keni nevojë për ndihmë me emrin e hyrjes ose fjalëkalimin? në fund të çdo faqeje.
  2. Formoni adresën e email-it që përdorët kur u regjistruat në Forum dhe klikoni Rivendos Fjalëkalimin. 


Nëse adresa juaj e email-it është listuar, ne do ta dërgojmë emrin e hyrjes dhe një lidhje për të rivendosur fjalëkalimin tuaj në atë adresë email-i.

Mesazhi 5 nga 5 (7.376 Shikime)