Suport

Konkurse

Ndihmë & Udhëzime
Kërko në forum:
Përgjigju
Moderator
Postime: 133
Regjistruar: ‎10-08-2013

Nasa International Space App Challenge

 

Hej miq,

 

@arditnurja @tejanaqkilica @cobrovena @Llambro94 @AndiMani dhe për të gjithë ata që janë të interesuar! Buzëqeshja i Lumtur

 

A e dini se duke filluar prej ditës së sotme deri në 12 Prill 2015, Protik me mbështetjen e Vodafone Albania organizon për herë të parë në Shqipëri maratonën më të madhe teknologjike të krijuar nga NASA.

 

 

15-026.png

 

International Space Challenge është një konkurs ku grupe nga fusha e teknologjisë, kërkues shkencorë, projektues, artistë, mësues, sipërmarrës, zhvillues software dhe studentë nga e gjithë bota, do të bashkëpunojnë duke përdorur burime të ndryshme të dhënash për të gjetur zgjidhje inovative për sfidat e prezantuara nga NASA.

Ky aktivitet do të organizohet brenda 48 oreve në më shumë se 130 qytete në mbarë botën.

 

Për të mësuar më shumë rreth sfidave të paraqitura nga NASA v linkun e mëposhtëm: https://2015.spaceappschallenge.org/

 

Nëse jeni të talentuar në projektim, vizualizim të dhënash, robotikë, hardware, software MOS humbni rastin për të qenë pjesë e këtij konkursi. Projekti juaj mund të shkojë në HAPËSIRË!

Bëhuni pjesë e kësaj sfide duke u regjistruar në linkun: https://2015.spaceappschallenge.org/register/

 

Të gjithë aplikantët do të mblidhen për të punuar në grupe në ambjentet e Qendrës Protik në mënyrë që të zhvillojnë zgjidhje inovative për sfidat e paraqitura nga NASA. Zgjidhjet më të spikatura të sfidave do të kandidojnë për çmime ndërkombëtare.

Mos hezitoni të provoni veten! Buzëqeshja Shkelje Syri Suksese të gjithëve!

 

 

Mati
Moderator
Forumi Vodafone Albania
Mesazhi 1 nga 3 (2.492 Shikime)
Kontribues i Besuar
Postime: 56
Regjistruar: ‎27-12-2013

Për: Nasa International Space App Challenge

Postuar nga Generic Windows Phone 8.1
Shume vone. 2 muaj shume vone
tejanaqkilica
Mesazhi 2 nga 3 (2.231 Shikime)
Highlighted
Moderator
Postime: 133
Regjistruar: ‎10-08-2013

Për: Nasa International Space App Challenge

[ Ndryshuar ]

 

@tejanaqkilica Na vjen keq qe nuk ke patur mundesi ta lexosh ne kohe postimin, megjithate do te te japim disa keshilla ne menyre qe te njoftohesh per postimet e reja qe ne bejme ne Forumin tone.

 

1. Shko tek Profili Im

2. Kliko Regjistrimet dhe Bookmarks

3. Kliko Cilesimet e Njoftimeve

4. Tek opsioni "Njoftimet e Email-eve" perditeso parametrat e njoftimeve sipas deshires.

 

Mos harro te na ndjekesh...Buzëqeshja Shkelje Syri

 

Mesazhi 3 nga 3 (2.223 Shikime)