Ndihmë & Udhëzime
Kërko në forum:
Përgjigju
Community Manager
Postime: 185
Regjistruar: ‎02-08-2013

Rregullat e Forumit

[ Ndryshuar ]

Përshëndetje të gjithëve,

 

Në mënyrë që dialogu dhe komunikimi në këtë Forum të jetë konstruktiv dhe ti vijë në ndihmë anëtarëve dhe përdoruesve të tjerë të tij, është me rëndësi që të njihen dhe zbatohen me përpikmëri  rregulloret e bredshme të këtij Forumi.

Rregullat bazë të forumit janë:

 

Respekt                              Tolerancë                          Mirëkuptim

 

Kjo nënkupton se në Forum nuk lejohet:

 

  • Të përdoret një fjalor I papërshtatshëm, apo të ofendohen anëtarët e tjerë.
  • Të përdoren komente raciste, homofobike, seksiste apo abuzive
  • Të akuzohen pa bazë anëtarët e tjerë të Forumit, një organizatë apo grupe të treta
  • Të devijohet dialogu nga tema fillestare e postuar
  • Të reklamoni produkte apo shërbime në interesin tuaj apo të palëve të treta
  • Të postoni ankesa në mënyrë të vazhdueshme
  • Të shpërndani viruse apo materiale të tjera të paligjshme
  • Të rekomandoni diçka që mund të jetë e dëmshme për të tjerët

 

Shkelja e këtyre rregullave mund të çojë në anullim të përkohshëm ose të përhershëm të anëtarësisë tuaj në Forumin Vodafone.

 

Administratori i Forumit ka të drejtë të fshijë ose të redaktojë postimet apo mesazhet që mund të dëmtojnë imazhin e Vodafone.

Gjithashtu, administratori i Forumit rezervon të drejtën ti heqë anëtarësinë një përdoruesi pa paralajmërim kur ai e mendon si të nevojshme apo në shkelje të rregulloreve të brendshme, për këtë arsye ju sugjerojmë që gjatë përdorimit të Forumit të keni gjithmonë parasysh Kushtet dhe Afatet e Forumit.

 

Ju mund të diskutoni mbi çdo aspekt të shërbimeve Vodafone që nuk kanë të bëjnë me të dhënat tuaja personale. Për çdo problem që përfshin këto të dhëna, mund të na shkruani në ecaresupport.al@vodafone.com

 

Moderatorët dhe Administratorët nuk mund t’i përgjigjen në çdo moment  pyetjeve tuaja, por ne ju sigurojmë se çdo pyetje apo koment lexohet me vëmendje.

 

Mesazhet do të marrin një përgjigje brenda afatit 24-48 orë.

 

Për të qenë i mirëinformuar mbi të rejat e Vodafone mund të na ndiqni në faqen tonë zyrtare në Facebook ose Twitter

 

Teko
Community Manager
Forumi Vodafone Albania
Mesazhi 1 nga 1 (3.451 Shikime)